Familjarët e Ervis Martinajt kanë ankimuar vendimin e GJKKO-së, për sekuestrimin e 34 pasurive të tij dhe kërkon lirimin e tyre.
Ankimimi është depozituar në Aeplin e GJKKO, dhe pritet që sot të hidhet shorti për caktimin e gjyqtarit dhe caktimin e një date për shqyrtimin e kësaj kërkese.
Kujtojmë se rreth një muaj më parë me urdhër të SPAK u sekuestruan pasuritë e Martinajt dhe familjarëve të tij, pasuri që kapin vlerën e miliona eurove, pasi dyshohet se janë vënë nga aktiviteti kriminal.
Vendimi erdhi në kuadër të hetimeve për operacionin “Plumbi i Artë” pas arrestimit të Nuredin Dumanit.
Tre prokurorët e çështjes, Altin Dumani, Dolorez Musabelli dhe Behar Dibra kërkuan sekuestrimin e këtyre pasurive me argumentin se ata nuk e justifikojnë burimin e të ardhurave, kërkesë, e cila u pranua nga GJKKO. Pasuritë e sekuestruara janë aksione kompanish, toka, prona, apartamente e makina.