Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, ka sulmuar grupin e Rithemelimit në PD duke u shprehur se ‘aleanca e kullave dhe non grata nuk fshihet dot pas llumit dhe shpifjeve’.
Ai madje bën fajtor ata për humbjen e PD-së më 14 maj dhe zgjedhjet e Kukësit.
“14 maji dhe zgjedhjet e fundit në Kukës treguan se kush i shërben Edi Ramës, kush i garantoi fitore Edi Ramës, madje një fitore të tillë që as vetë s’e kishte imagjinuar.
Por tashmë është fakt, se sa më shumë e shajnë dhe sulmojnë PD-në, aq më shumë përfitime, leje për pallate e resorte, prona e shpërblime të tjera me oligarkët e përbashkët marrin nga Rama.
Shqiptarët tani e kanë të qartë, aleancës së kullave u ka dalë boja. Është nder për këtë vend të jesh në luftë me aleancën e korrupsionit madhor”, shkruan Bejko.