Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar 7 marsin, Ditën e Mësuesit.
Ai përmes Facebook-ut ka shprehur mirënjohjen më të thellë për ta.
“Mirëmëngjesi, Gëzuar “7 Marsin” mësues të dashur, me përulësinë e mirënjohjen më të madhe ndaj Jush”, ka shkruar ai.
Dita e mësuesit ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqip, në fakt ka filluar të kujtohet, që nga viti 1960-të, kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjëtore shqipe të Korçës, e cila u themelua më 7 mars 1887.