Kuvendi do të mbajë një seancë të posaçme më 12 tetor, për të diskutuar atë çka ndodhi dhe çfarë po ndodh në veri të Kosovës.
Vendimi u mor në Konferencen e kryetareve ku politika hyri e ndarë, jo në dy pjesë, po në 3 pjesë sepse opozita ka dy pretendime të ndryshme.
PS ka propozuar një rezolutë që e quan atë që ndodhi në Kosovë një “akt terrorist” dhe kërkon njëkohësisht që KFOR të shtojë prezencën në veri dhe të dënojë përgjegjësinë e Serbisë.
PD e Gazmend Bardhit ka propozuar një rezolutë tjetër, që për PS është një kopje e asaj rezolute që Kuvendi i Kosovës ka miratuar pak ditë më parë.
Ndërkohë që Lulzim Basha kërkon një interpelancë me kryeministrin Rama, pasi e cilëson si një shërbim ndaj Serbisë kërkesën e Ramës që KFOR të marrë nën kontroll veriun e Kosovës, deklaratë kjo që është zbutur nga Rama.