Përfaqësuesi ligjor i grupit të Enkelejd Alibeaj ka mbërritur në KQZ, ku ka depozituar aty kërkesën për regjistrimin e PD-së në zgjedhje.
Ky veprim ishte paralajmëruar më herët nga avokati, ku fill pas vendimit të gjykatës për vulën ai deklaroi se tashmë i hapej rrugë regjistrimit të PD-së zyrtare.
Në dalje të tij nga KQZ, Sefa tha se ky është thjesht një veprim procedurial, të cilin e bëjnë të gjitha subjektet politike.
“Nuk e kuptoj se pse ka interes kur është një veprim procedurial. Është praktikë e përcaktuar në kod. Kjo është një praktikë e ndjekur nga të gjitha partitë”, tha ai.
Kujtojmë se Gjykata e Apelit, vendosi të premten që të mos ia kalonte vulën e PD-së Salit Berishës, duke pranuar ankimimin e Alibeajt dhe rikthimin e çështjes në Shkallën e Parë.