Al Pacino së shpejti do të mirëpresë fëmijën e tij të katërt, sipas lajmeve. Aktori 83-vjeçar i “Scarface” është në pritje të një fëmije me partneren e tij Noor Alfalah, e cila është në muajin e tetë të shtatzënisë, konfirmoi përfaqësuesi i tij për E! News.

Ai ndezi thashethemet për romancë me 29-vjeçaren në prill 2022, kur të dy u panë duke dalë së bashku nga restoranti Felix në Kaliforni.

Alfalah më parë ishte në lidhje me Mick Jagger për më shumë se një vit deri në ndarjen e tyre në 2018. Mick Jagger nuk është i vetmi emër i madh me të cilin është lidhur Alfalah. Pas ndarjes me këngëtarin e “Beast of Barden”, ajo thuhet se ishte në lidhje me miliarderin Nikolas Berggruen.

Ajo u pa më vonë me Clint Eastwood në vitin 2019, por Alfalah sqaroi për Daily Mail në atë kohë se nuk kishte “asnjë marrëdhënie” mes tyre.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fkush eshte 29 vjecarja noor alfalah e cila eshte shtatzene me femijen e al pacinos%2F%3Ffbclid%3DIwAR35ukOzMB9looM4AFShsdjLPvtgj4ZUwj3SUELkBP2gjVRt2IaC3Inay6Q&referer=https%3A%2F%2Fl.facebook

 

Lidhur me Pacinon, një burim i tha Page Six: “Pacino dhe Noor filluan të takoheshin gjatë pandemisë. Ajo shoqërohet kryesisht me burra të moshuar shumë të pasur, ajo ishte me Mick Jagger për një kohë dhe më pas u takua me Nicolas Berggruen. Ajo është prej kohësh me Al Pacinon dhe shkojnë shumë mirë bashkë. Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem, edhe pse ai është më i madh se babai i saj”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Noor Alfalah ka lindur në Kuvajt dhe është producente filmash. Ajo studioi në Shkollën e Teatrit, Filmit dhe Televizionit në UCLA dhe në Shkollën e Arteve Kinematografike të Universitetit të Kalifornisë Jugore. Ajo ka punuar si producente në filmin e shkurtër të vitit 2019 ‘La Petite Mort’ dhe si producente ekzekutive në filmin e shkurtër televiziv të vitit 2018 ‘Brosa Nostra’.

Ajo nuk poston shpesh foto në rrjetet sociale dhe çdo postim i saj merr shumë komente. 29-vjeçarja shpesh herë komentohet negativisht nga disa ndjekës, të cilët pyesin pse ajo ka marrëdhënie me meshkuj të moshuar.

Ajo numëron rreth 28 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram dhe siç shihet nga fotot që poston i pëlqen arti dhe udhëtimet.