SPAK kërkon pushimin e hetimit për Selim Çekajn, i akuzuar për trafikimin e 49 kg kokaine nga Ekuadori në Shqipëri.

Çekaj është babai i Arbër Çekajt, i dënuar me 14 vite burg pasi para 3 vitesh u kap me 613 kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve ‘Arbri Garden’ në Maminas  po brenda një kontejneri.

Selim Çekaj doli nga qelia në tetor të vitit 2021, ndërsa SPAK pas hetimeve që ka zhvilluar kërkon pushimin me argumentin se nuk ka asnjë provë që e lidh Selim Çekajn me drogën që u kap në kontejnerin që ai kishte porositur me banane. Tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Posaçme, nëse do pranojë t’i mbyllë këtu hetimet apo jo.

Çekaj ishte 72 vjeç kur u arrestua, ndërsa ai qëndroi për muaj me radhë në qeli, ndërsa ka bërë disa herë kërkesa për t’i lehtësuar masën e sigurisë, por vetëm në tetor të 2021, Apeli i GJKKO vendosi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ nga ‘arrest me burg’.

Çekaj vijon të jetë ende në arrest shtëpie dhe nëse GJKKO do të pranojë pushimin e çështjes, ndaj tij do të shuhet edhe masa e sigurisë.