Roland Sinani, 43 vjeç, ka vrarë nusen e vëllait të tij në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Shkozës, në Tiranë, ndërsa viktimë ka mbetur dhe vetë autori.

Pasi ka qëlluar mbi kunatën, shtetasen Migena Sinani, rreth 37 vjeçe, Roland Sinani ka vrarë dhe veten me një armë zjarri pistoletë që e mbante në shtëpi. Ai dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, sipas familjarëve, dhe merrte mjekime.

Pamje nga vendi i ngjarjes, ne Shkoze

Në shtëpi në momentin e ngjarjes tragjike, në shtëpi ndodheshin vetëm prindërit e Roland Sinanit, pasi i vëllai i tij është taksist dhe në atë orar ishte në punë. Të pyetur nga grupi hetimor, dy prindërit kanë thënë se nuk e dinin si kishte ndodhur vrasje, sepse kishin qenë në gjumë.

Shtetasi Roland Sinani, 43 vjeç, gjithashtu rezulton se nuk ishte i martuar dhe qëndronte në shtëpi me dy prindërit, vëllain dhe nusen e tij, të cilën e vrau mëngjesin e kësaj të shtune, 8 Prill.