Inflacioni për muajin korrik 2025 ka kapur vlerën 2.5%, duke shënuar një rritje të lehtë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur kjo shifër ishte 2.1%.

Rritja e çmimeve në muajin korrik 2025 ishte në nivelin më të lartë që prej shkurtit të vitit 2024.

Sipas INSTAT, që ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit, rritja vjetore e çmimeve në muajin korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”.

Nga analiza krahasimore, në raport me korrikun e vitit 2024, rritja më e madhe për këtë vit është shënuar në grupet “argëtim dhe kulturë” me 7.7% dhe “pijet alkoolike e duhan” me 3.4%, të cilat pasohen nga qiratë, energjia, mobilimi i shtëpive etj.