Zbardhja e vendimit të Gjykatës së Lartë për 21 janarin i ka hapur rrugë hetimit nga SPAK. Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në Report Tv ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë ndërsa thotë se të gjitha filmimet e asaj dite nuk janë të fshira. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, avokati thotë se filmimet e 21 janarit nga kamerat e sigurisë nuk janë zhdukur dhe se janë të ruajtura në Kaliforni.

Dhe madje, sipas tij ato janë marrë dhe kanë dalë të gjithë urdhrat që janë dhënë për të qëlluar drejt proteuseve, ku 4 prej tyre mbetën të vrarë. Madje, Ngjela thotë se në pamje del edhe Berisha me kallashnikov në dorë.

“Këta të Saliut prishën serverët, zyra e kryeministrit kontrollohet nga serverët. I prishën se ishin injorantë, nuk e dinë që ato që të gjitha depozitohen në qendër që është në Kaliforni. Vajtën i morën dhe panë gjitha ato që kishte thënë Saliu, për urdhrin goditjen, janë atje. Kaloi kohë derisa ata e specifikuan që të jetë provë gjyqësore, ato do dalin. Ata që më kanë thënë mua në regjistrim del me kallashnikov në dorë. Ia kanë marrë ata, thanë ndale ndale, iku kishte rrjedhur nga koka. Nëse është e vërtetë do t’i shohim. Këta më kanë thënë mua, që mendojnë se e kanë parë. Ta shohim a do i nxjerrin ose jo.

Dolën provat për ish-kryeministrin dhe do hapet çështja. Çështja nuk është gjykuar në SPAK. Sipas ligjit të gjithë akuzat e personalieve të mëdha bëhet në SPAK. Dhe për faktin që ndërkombëtarët sollën provat, se ata i sollën, i mori SPAK dhe filloi çështjen”, tha Ngjela në Report Tv.

Sa i takon zgjedhjeve në Himarë, për të cilat presidenti ka dekretuar datën 4 gusht, Ngjela thotë se PS është e fortë në Himarë, ndërsa vlerësoi edhe kandidaturën e Vangjel Tavos. Sa i takon Fredi Belerit, avokati Ngjela shprehet në Report Tv se vendosja e kandidaturës së tij nga PD ishte një lëvzije antishqiptare.

“Tavo është minoritar, janë të fortë socialistët atje. Ai doli kryetar bashkie me manipulim vote, hyri dhe në burg atje. Si mund ti thuash atij kryetar bashkie, s’ia merr dot njeri të majtën Himarës. Janë të gjithë fshatrat e Labërisë.

Athina është e qetë, se nuk e merr dot. Se ky i vogli do manipulojë zgjedhjet si Beleri. S’ka mundësi më. Beleri njeri inkriminuar çdo njeri do e godiste. Pse ka gënjyer Rama. PD që vendos atë është turp, turpi i Saliut. Se mos është turpi i parë i Saliut. Janë lëvizje të antishqiptarizimit që kanë vijuar që në ’92 po si bënë dot gjë Shqipërisë. Ranë nëpër burgje, do vazhdojnë të tjerët, korrupsioni do goditet. Blinken tha se do ia heqim korrupsionin Shqipërisë. SPAK ajo e drejton, ekspertë ndërkombëtarë janë”, tha Ngjela.

PS nuk e sheh aspak të rrezikuar nga Partia Demokratike, ndërsa për Sali Berishën thotë se është në hall të madh dhe po përpiqet që të ruajë paratë.

“PS s’ka asnjë rrezik, kë ka PD. Saliu s’ka vota. Po u dënua del nga politika. Do drejtojë partinë nga burgu si Nano. E djathta duhej të kishte bërë një reformë, por nuk e lë Saliu. Ka shumë njerëz të aftë në perëndim që nuk vijnë se është Saliu. Edhe sikur të vijnë ky si pranon. Në gjendjen si janë faktet ai është në halle të mëdha që i kanë cekur kosheincën. Halli të rëndon koshiencën, ka shumë halle dhe kërkon të ruajë paratë”, tha Ngjela.