Pas gjobës “Beçhetti” me vlerë 108 milionë Euro, kryeministri Edi Rama, duke akuzuar gjykatën ndërkombëtare “Centre for Settlement of Investment Disputes” (ICSID), kërcënoi se do nxjerrë Shqipërinë nga juridiksioni i kësaj gjykate.
Është e kuptueshme që Babloku e bëri këtë paralajmërim populist për të shfajësuar veten para shqiptarëve, sikur nuk është ai shkaktari për gjobën sa 4 buxhete vjetore që qeveria i jep Bashkisë së Tiranës, por është gjykata që vendosi gjobën padrejtësisht.
Me mendjen që ka Edi Rama mund ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo Gjykatë ndërkombëtare ku janë anëtarë 160 shtete, mes tyre SHBA dhe vendet lider të BE, ku Shqipëria e vogël, në 10 vitet fundit është rekord me 16 çështje gjyqësore të regjistruara e në proces.
Edhe nëse Shqipëria do ndërpresë marrëdhënien me këtë Gjykatë, nuk do ndërpriten 16 çështjet gjyqësore, të cilat janë për dëmshpërblim financiar mbi 100 milionë Euro secila.
Vlera e paguara deri tani, me vendime gjyqësore të arbitrazhit e gjykatës së Strazburgut, ka arritur në 392 milionë Euro vetëm për konflikte të shkaktuara nga padrejtësitë, egot dhe interesat personale të kryeministrit Edi Rama.
P.sh., për shkak të pazarit Rama-Alabbar në portin e Durrësit, po cenohet koncesioni i kompanisë gjermane “EMS Shipping&Trading”, me aktivitet qysh prej vitit 2014 në ngarkim-shkarkimin e anijeve te Terminali Lindor i Portit Detar.
Më 27 prill 2023, kompania gjermane ka depozituar akt-padinë në Gjykatën e Arbitrazhit në Uashington, ku kërkon dëmshpërblim nga shteti shqiptar, ndërsa Edi Rama vazhdon aventurën e me Alabbar dhe bosët e offshoreve në Emirate, Serbi, Turqi e Izrael që qëndrojnë pas Alabbar.
Babloku mund ta nxjerrë Shqipërinë nga Arbitrazhi ICSID, por subjektet e qytetarët shqiptarë, do vazhdojnë të kërkojnë drejtësi në gjykatat e tjera ndërkombëtare, sepse nuk i pengon dot Babloku, Belinda dhe Policia e Çuçit.
Ndërsa investitorët e huaj, duke parë këtë realitet, nuk do guxojnë të vijnë në Shqipëri, mbasi kanë frikë prej makutërisë e çmendurisë së Bablokut dhe bandës së tij mafioze, që po plaçkit gjithçka me vendime, ligje anti- kushtetuse e dhunshëm./Pamfleti