Kunati i Gerti Bogdanit, Arbër Çepani, ka bërë një tjetër status prekës për ish-deputetin e Partisë Demokratike që ishte edhe kunati i tij.
Çepani ka treguar një histori të 12 viteve më parë.
Ai thotë se 12 vjet më parë, pas një skaneri që ka bërë, mjekët në Shqipëri i kanë thënë se i ka ditët e numëruara.
Në atë kohë, Gert Bogdani i ka sugjeruar që të shkojë në Maldive disa ditë, që të marrë rreze dielli e të shërohej.
Çepani thotë se fatkeqësisht sot nuk i tha dot të njëjtën gjë Gert Bogdanit tek dera e spitalit.
“12 vite përpara, pas një skaneri që bëra, mjekët në Shqipëri më thanë i ke ditët ditët e numëruara… Çdo gjë mu përmbys por ti ishe aty tek dera spitalit dhe gjëja parë që më the sapo më pe ishte: “Të të marrim një biletë Maldive, se ke thjesht nevojë të pushoh, të shëron dielli aty?” Ishte i vetmi moment që qesha në ato orë të zeza… Sot nuk të thash dot të njëjtën gjë tek dera spitalit unë ty o Gert…”, shkruan Arber Çepani.