Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri u monitoruan nga përfaqësuesit e OSBE/ODIHR, përfshirë këtu edhe ambasadori BE-së, Silvio Gonzato.
Gonzato kreu vëzhgimin nga Durrësi. Ai u shpreh se ecuria e këtyre zgjedhjeve kanë një rëndësi shumë të madhe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ndërsa ambasadori i OSBE/ODIHR në Tiranë ka ndjekur nga afër procesin e votimit në një prej qendrave të votimit në njësinë numër 10, në Tiranë, aty ku votimi u realizua në mënyrë elektronike.
Ai u shpreh se “Jemi këtu për të vrojtuar zgjedhjet dhe për të vëzhguar nëse këto zgjedhje janë me standardet ndërkombëtare.”
3,713,761 shtetas shqiptarë brenda dhe jashtë vendit votuan sot për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm.