Shirat e ditëve të fundit kanë thelluar gropat dhe kanë nxjerrë në pah amortizimin total të rreth 100 metrave rrugë që bën kalimin për të gjitha llojet e automjeteve nga autostrada e re që të çon drejt Rinasit dhe Qafë Kasharit, në rrugën e vjetër për në Fushë Krujë, Kamëz dhe Tiranë.

Pamjet janë përtej imagjinatës dhe kjo gjatësi rrugë më pak se 100 metra zgjat dhe një orë, mes baltës. Gropave të stërmëdha në këtë miniaks, që më shumë funksionon dhe më një sens, pasi është tërësisht i dëmtuar dhe e ngushtë. Ndërrimi i automjetev bëhët mes shumë vështrësive dhe shumë herë i pamundur derisa aksi të boshatiset në njërin krah.

Tmerri nis që kur lë autstradën në një ngushticë të paralajmëruar, djathtas  me një tabelë të vogël, që shumë shoferë nuk e pikasin dot “ këtë karem”,  dhe ikin drejt Rinasit. Sapo futësh djathats  nisin gropat dhe më pas një kthesë e fortë për tu ngjitur tek mbikalimi që në një kthesë të ngushtë 180 gradë, e pamundur pa manovrime të shumta, tek mbikalimi.

Që në mbikalim nis trafiku i makinerive të rënda dhe të vogla të cilat, jo vetëm për ti shpëtuar pagesës, por dhe se duhet të kalojnë në këtë aks të vjetër, pasi kanë bizneset banesat dhe është një rajon me  afro 200 mijë banorë që duhet të kalojë në këtë “shteg tmerri”.  Askush nuk është kujdesur ndoshta dhe qëllimisht që të paralajmëroijë drejtuesit e mjetev për gjendjen e rrugës, nuk ka as polici, as sinjalistikë. Drejtuesit e mjeteve mundohen të displinojnë vetë qarkullimin  mesjetar.

Shumë prej tyre  e konsiderojë këtë situatë skandaloze duke shkuar dhe më tej, duke deklaruar se  rruga lihet qëllimisht kështu në mënyrë që automjetet te futen me detyrim tek trau i pagesës.

“ Kam 45 minuta që pres të hyj në rrugën e vjetër dhe s’po hyj dot. Është turp që kjo rrugë kaq e shkurtër të jetë në këtë gjendje. Askush nuk merr përgjegjësi, askush nuk e ngre zërin. Të gjithë heshtim në këtë baltë në dimër e pluhur në vere. Çudi sa shumë jemi bërë të heshtur. Ulëras në kabinë, shfry e shaj pafund, por vetëm kaq. Askush nuk ka bërë një protestë të organizuar një kërkesë për një gjë që nuk kërkon shumë para, as kohë, më e pakta mbushja e gropave. Për pak ditë ëktu nuk kalohet më dhe rroftë pagesa, vonesa dhe mbushja e xhepave për qeverinë dhe oligarkët”

Ndërkohë një drejtues tjetër i një autoveture hap rrugën pasi ka thyer sadokardin dhe makina e tij duke gullquar, rrejdh vajin që del nga e çara poshtë.

“Na e bëjmë me qëllim që të futemi në rrugën me pagesë, duke e bërë të pakalueshme këtë rrugë që as në bjeshkë nuk është kaq e keqe. Shirat i  kanë thelluar gropat deri në 1 metër thellësi dhe papritur makina bien në gropën e mbuluar me ujë. Tek – tuk kanë mbetur skelete të asfaltit të dikurshëm që më siguri ka mbi 40 vjet që është shtruar. Është e habitshme kjo indeferencë. Nuk e di si do zgjidhet kyr problem. Unë nuk mund të shkoj në Qafë Kashari, të hyj tek Kthesa e Kamzës, të bëj gjithë rrugën e Kamzës dhe të vij tek biznesi ku duhet të shkarkoj lëndët e ndërtimit. Është gati dy ore sorollatje dhe pagesa”

Shumë prej mjeteve jo vetëm që dalin tërë baltë nga ky aks, po pësojnë dhe dëmtime, rënie të gomave ….

Edhe kjo nyje u hap pas shumë prostestave nga banorët e zonës, pasi Ministria e Infrastrukturës, nuk e kishte planifikuar daljen nga segmenti i ri në të vjetrin. Jo vetëm për automjetet e trasportit të mallrave  dhe mejeteve personale, por dhe shërbimi i trasportit të udhëtarëve është i detyruar të futet në këtë aks të vjetër, pasi shumica prej tyre kanë pasagjerët në zonën e Kamzës dhe Bathores

Kjo situatë nuk nodh në një zonë të harruar, por në mes të Shqipërisë, ku ka kalim automjetesh  pa ndërpreje gjatë 24 orëve.

Askush nga autoritet nuk ka vënë ujin në zjarr, për këtë shqetësim, asnjë media nuk ka filmuar e raportuar, edhe pse ndonjëherë dhe një gropë e vogël në rrugët e bashkive, bëhet humnerë. Humnera është aty përditë, mjer ata që bien në të!/kohajuaj.com