Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka mbërritur në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në takimet e nivelit të lartë në kuadër të 1 vjetorit të agresionit rus mbi Ukrainën.
Ministrja Xhaçka do të mbajë sot fjalën në sesionin e posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së si dhe do të takohet me homologë të Italisë, Hungarisë, Kroacisë dhe Estonisë.
Ndërkohë të premten, me ftesë së Ministrit të Jashtëm të Maltës, vend i cili ka presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit, ministrja Xhaçka do të marrë pjesë në debatin e nivelit të lartë në KS, krah Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe homologëve të vendeve anëtare të KS.
Një vit më parë, Shqipëria luajti një rol aktiv në KS sa i takon agresionit rus në Ukrainë ndësa u rendit si bashkëpenëmbajtëse me SHBA për llogaridhënien e Rusisë mbi krimet në Ukrainë.